Shërbim Mjekësor Modern

6 Klinika në Shqipëri

300+ Profesionistë të Kualifikuar

Stomatologji | Dentist në Sukth

Rezervoni në Telefon Rezervoni në Whatsapp

Klinika Kristi ofron dentist në Sukth me ekspertizën e duhur në diagnostikimin dhe trajtimin e një spektri të gjerë të çrregullimeve të shëndetit oral. Ruajtja e higjienës orale optimale është thelbësore jo vetëm për shëndetin e dhëmbëve dhe mishrave të tyre, por edhe për minimizimin e rrezikut të shqetësimeve më serioze shëndetësore si sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru. Ne ju këshillojmë të bëni vizita të rregullta në klinikën tonë dentare për ekzaminime rutinë dhe pastrime profesionale. Ekipi ynë i ekspertëve të stomatologjisë është i aftë të ofrojë një gamë të gjerë procedurash të shëndetit oral, duke përfshirë mbushjet dentare, vendosjen e kurorave dhe urave për të përmirësuar shëndetin tuaj dentar.

  • Kontroll i specializuar dentar
  • Proteza dentare
  • Implantologji dentare
  • Grafi dentare të thjeshta dhe panoramex
  • Cefalometri dixhitale
  • Stomatologji estetike

Rezervo një konsultë me një dentist në Sukth

Rezervo një konsultë +355 69 228 4275
Vlerësimet në Google

4.9 stars | 152 reviews

Përse duhet të vizitoni një dentist në Klinikën Kristi?

Një klinikë mjekësore moderne që garanton:

Prioritet për pacientin

Shërbim mjekësor të menjëhershëm, pa pritje në rradhë!

Eksprertizë mjekësore

Kujdes të personalizuar nga mjekë të kualifikuar dhe profesionistë.

Konfidencialitet

Trajtim i çdo pacienti me integritet dhe ruajtje e plotë e konfidencialitetit të tyre.

Çmime konkurruese

Tarifa të përballueshme dhe transparente për çdo shërbim.

Shërbimet e Stomatologjisë

Stomatologjia parandaluese

Klinika jonë mjekësore në Sukth ofron një gamë të gjerë shërbimesh stomatologjike parandaluese. Këto procedura kanë për qëllim të mbrojnë dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve dhe të parandalojnë zhvillimin e infeksioneve dhe sëmundjeve. Disa nga shërbimet parandaluese dentare që ne ofrojmë përfshijnë:

  • Rrezet-X dentare.
  • Kontroll dentar.
  • Sealants.
  • Pastrim.
  • Trajtimet me fluor.

Stomatologjia restauruese

Stomatologët tanë në Sukth janë gjithashtu të aftë në implantologji dentare dhe trajtime restauruese. Disa nga këto trajtime mund të përfshijnë:

  • Implantet dentare
  • Kurora dhe ura
  • Mbushjet

Kujdesi urgjent dentar

Nëse keni nevojë për ndihmë urgjente dentare dhe jeni duke kërkuar për një dentist në Sukth, klinika jonë është gjithmonë në dispozicionin tuaj. Ne i trajtojmë pacientët tanë me profesionalizëm, duke garantuar asistencë të shpejtë dhe një shumëllojshmëri të gjerë shërbimesh dentare duke përfshirë:

  • Trajtim për dhëmbët e prishur.
  • Heqjen e dhëmbëve.
  • Kanalet e rrënjëve.
Stomatologji - Dentist ne Sukth.

Specialitetet tona dentare

Klinika jonë mjekësore në Sukth krenohet me një departament stomatologjik të avancuar dhe të mirëorganizuar që punon me stomatolog specialistë të cilët fokusohen në trajtimin e të gjitha sëmundjeve dentare. Ekspertët tanë të stomatologjisë ofrojnë shërbime në fushat e mëposhtme:

Pedodoncia

Stomatologët tanë pediatër ofrojnë trajtime dentare gjithëpërfshirëse të përshtatura për fëmijët dhe adoleshentët. Nga stomatologjia parandaluese tek kontrollet e rregullta dentare të fëmijëve dhe shërbimet dentare urgjente, stomatologët tanë janë këtu për të garantuar shëndetin maksimal të fëmijës suaj.

Ortodoncia

Departamenti ynë i stomatologjisë ofron një gamë të gjerë trajtimesh ortodontike të dizajnuara për trajtimin e problemeve të kafshimit të pacientëve tanë dhe drejtimin e dhëmbëve të tyre. Ne u ofrojmë pacientëve tanë aparate ortodentike dhe mbajtëse me cilësi të lartë dhe me kosto të ulët. 

Endodoncia

Stomatologët tanë janë të specializuar në fushën e endodoncisë dhe do të kryejnë me kujdes trajtimin e kanaleve të rrënjës në të gjithë pacientët që kanë nevojë për këtë procedurë në raste më të komplikuara.

Shërbime periodontike

Specialistët tanë dentarë mund të diagnostikojnë dhe trajtojnë me sukses të gjithë pacientët që vuajnë nga sëmundje periodontale ose sëmundje të tjera që prekin mishrat dhe indet rreth dhëmbëve.

Shërbime protetike 

Ne ofrojmë shërbime të specializuara protetike për të gjithë pacientët që kërkojnë restaurim të dhëmbëve dhe do t’u garantojmë atyre rezultate me pamje sa më natyrale. Klinika jonë ofron ura të cilësisë së lartë, kurora dentare duke përfshirë kurora porcelani dhe kurora zirkoni, proteza, etj.

Kirurgjia orale dhe maksilofaciale

Stomatologët tanë të kualifikuar në kirurgjinë orale dhe maksilofaciale u ofrojnë pacientëve tanë standardet më të larta të kujdesit dentar. Një nga operacionet më të zakonshme në klinikën tonë është heqja e dhëmbëve të mençurisë. Ekspertët tanë do ta kryejnë këtë ndërhyrje duke përdorur pajisje sterile dhe të avancuara në një ambient komod dhe modern.

Radiologjia orale dhe maksilofaciale

Në bashkëpunim me departamentin tonë të radiologjisë, ekspertët tanë radiolog dhe maksilofacial ofrojnë interpretime të detajuara të radiografive dentare të pacientëve tanë, skanimeve CT, radiografive panoramike të dhëmbëve dhe çdo ekzaminimi tjetër imazherie dentare.

Anesteziologji dentare

Një nga prioritetet tona është ti garantojmë pacientëve tanë procedura dentare pa dhimbje dhe një eksperience të sigurt dhe të rehatshme dentare, prandaj anesteziologët tanë stomatologë mundësojnë procedura moderne të menaxhimit të dhimbjes për të gjithë pacientët që dëshirojnë ti bëjnë trajtimet e tyre pa dhimbje.

Stomatologji estetike

Dentistët tanë janë të përkushtuar për të përmirësuar dhe rregulluar pamjen e buzëqeshjes së pacientëve te tyre. Në klinikën tonë ne ofrojmë një gamë të gjerë procedurash dentare kozmetike që synojnë korrigjimin e të gjitha llojeve të problemeve nga ngjyra e dhëmbëve deri tek forma e tyre. Dentisti ynë në Sukth ofron procedura të zbardhjes së dhëmbëve, faseta prej porcelani, trajtime për konturimin e mishrave të dhëmbëve etj.

Stomatologji implantuese

Dentisti ynë i implanteve është i specializuar në të gjitha llojet e procedurave të restaurimit të dhëmbëve. Në klinikën tonë ne ofrojmë implante dentare me cilësi të lartë dhe me çmime të përballueshme për të gjithë pacientët tanë. Kjo metodë e zëvendësimit të dhëmbëve është një nga trajtimet tona më të njohura e cila garanton rezultate të përhershme me pamje natyrale.

Kur duhet të shkoni te dentisti?

Rezervoni një konsultë me dentistin tonë në Sukth nëse përjetoni ndonjë nga simptomat e mëposhtme:

  • Era e keqe e gojës (halitosis).
  • Mishrat e dhëmbëve të fryrë ose të gjakosur.
  • Ndjeshmëria e dhëmbëve.
  • Gunga ose plagë në gojën tuaj.
  • Dhëmbë të copëtuar ose të thyer.
  • Dhimbje koke.
  • Dhimbje në nofull.
  • Bruksizmi ( kërcitja e dhëmbëve).
  • Abscimi i dhëmbëve.
  • Dhimbjet e dhëmbëve.

Mos harroni se është e rëndësishme që të vizitoni rregullisht dentistin tuaj për kontrolle dhe pastrime rutinë. Nëpërmjet ekzaminimeve të vazhdueshme, dentisti juaj do të jetë në gjendje të zbulojë dhe parandalojë problemet dentare përpara se ato të përkeqësohen. Kjo jo vetëm që do t’ju kursejë kohë dhe para, por gjithashtu do të përmirësojë ndjeshëm shëndetin tuaj oral.

Sa shpesh duhet të shkoni te dentisti?

Dentisti ynë në Sukth do t’ju këshillojë se sa herë duhet të bëni vizita stomatologjike. Ai do të ekzaminojë me kujdes gojën tuaj, duke ju bërë të ditur se në cilat fusha keni nevojë për më shumë kujdes. Specialistët e kujdesit oral ju rekomandojnë të vizitoni dentistin tuaj një herë në gjashtë muaj. Gjithashtu duhet të keni parasysh se gjëja më e rëndësishme është të mbani higjienën e duhur dentare në shtëpi. Dentisti ynë do t’ju japë këshillat e duhura që duhet të ndiqni në shtëpi.

Përse duhet të zgjidhni Klinikën Mjekësore Kristi?

Klinika Kristi është një klinikë mjekësore në Sukth e cila garanton shërbim të specializuar për të gjitha llojet e problematikave shëndetësore. Pajisjet diagnostikuese më moderne, laborator mjekësor të certifikuar dhe një farmaci e pajisur me medikamente të testuara dhe aprovuara sipas protokolleve europiane.

Konsulta fillestare

Diagnoza të sakta

Trajtim i personalizuar

6 Clinics in Albania

Kryeni një vizitë me një mjek të kualifikuar

Na telefononi ose plotësoni formularin tonë për të rezervuar një konsultë të specializuar me një nga profesionistët tanë

Artikujt e fundit nga ne:

Qëndroni të përditësuar

AQFSAFASF

Read Post

Some test

Read Post

Some test

Read Post
Shfleto të gjitha postimet
sqAlbanian