Shërbim Mjekësor Modern

6 Klinika në Shqipëri

300+ Profesionistë të Kualifikuar

Laborator Mjekësor në Sukth | Testet laboratorike

Rezervoni në Telefon Rezervoni në Whatsapp

Klinika Kristi ofron një laborator mjekësor në Sukth i cili garanton shërbime elitare diagnostikuese cilësore për të gjithë pacientët tanë. Ne ofrojmë teste laboratorike klinike të detajuara dhe korrekte për pacientët ambulatorë, pacientët e klinikës sonë mjekësore, pacientë të tjerë spitalorë dhe më tepër. Misioni ynë është të kontribuojmë në shëndetin dhe mirëqenien e përgjithshme të çdo anëtari të komunitetit tonë. Si të tillë, ne përpiqemi të ofrojmë shërbime laboratorike mjekësore në kohë dhe të sakta për këdo. Klinika jonë është e pajisur me teknologjitë më të fundit diagnostikuese të cilat na lejojnë të ofrojmë një gamë të gjërë shërbimesh duke përfshirë këtu:

  • Testet biokimike
  • Testet hormonale
  • Testet imunologjike
  • Testet hematologjike
  • Testet bakteriologjike
  • Analiza të tjera specifike

Rezervo një orar me një mjek laboratori në Sukth

Rezervo një konsultë +355 69 228 4275
Vlerësimet në Google

4.9 stars | 152 reviews

Përse duhet të zgjidhni laboratorin mjekësor në Klinikën Kristi?

Një klinikë mjekësore moderne që garanton:

Prioritet për pacientin

Shërbim mjekësor të menjëhershëm, pa pritje në rradhë!

Eksprertizë mjekësore

Kujdes të personalizuar nga mjekë të kualifikuar dhe profesionistë.

Konfidencialitet

Trajtim i çdo pacienti me integritet dhe ruajtje e plotë e konfidencialitetit të tyre.

Çmime konkurruese

Tarifa të përballueshme dhe transparente për çdo shërbim.

Analiza laboratori të specializuara

Testet laboratorike janë një element i rëndësishëm i kujdesit të përgjithshëm shëndetësor, përmes të cilit mjekët tanë mund të marrin të dhëna të detajuara për shëndetin dhe gjendjen e pacientëve të tyre. Nëse jeni duke kërkuar për një laborator mjekësor të specializuar në Sukth, klinika Kristi garanton standardet më të larta të cilësisë për të gjitha testet laboratorike dhe diagnostike. Ne ofrojmë një shumëllojshmëri të gjerë testesh laboratorike, nga analizat e thjeshta të gjakut deri tek ekzaminimet më komplekse diagnostikuese për sëmundje më specifike. Përveç ofrimit të një game të gjerë shërbimesh klinika jonë mundëson gjithashtu rezultate në kohë rekord. Stafi ynë mjekësor është shumë i kualifikuar dhe i besueshëm në ofrimin e një diagnoze përfundimtare të saktë dhe në leximin e rezultateve të tyre.

Laboratori ynë poli-diagnostik në Sukth është një nga shtyllat më të rëndësishme të klinikës sonë. Testet tona të specializuara mjekësore u mundësojnë specialistëve tanë të përcaktojnë me saktësi diagnozën e pacientëve në një kohë mjaft të shkurtër. Gjithashtu duhet të dini se trajtimi i suksesshëm nuk do të jetë i mundur pa ekzaminime të sakta laboratorike.

Laborator ne Sukth.

Shërbime Laboratori

I akredituar sipas standardeve shqiptare dhe europiane, laboratori ynë mjekësor ofron për pacientët tanë shërbimet e mëposhtme:

  • Analiza të plota të pacientëve ambulatorë dhe atyre të shtruar në spital
  • Kontrollet e mëtejëshme dhe monitorimi i trajtimit të pacientëve tanë
  • Monitorimi i marrjes së mjekimeve, vitaminave, hormoneve ose shënuesve të tumorit
  • Parandalimi dhe diagnostikimi i çrregullimeve në fazën e tyre subklinike
  • Zbulimi i përdorimit të drogave abuzive
  • Kontrolle të mëtejshme për pacientët gjatë rehabilitimit nga përdorimi i drograve 
  • Monitorimi për pacientët onkologjikë

Laboratori ynë mjekësor garanton saktësi dhe profesionalizëm në kryerjen e testeve rutinë dhe specifike në fushën e:

  • Biokimisë klinike
  • Hematologjisë
  • Koagulimi
  • Imunologjia
  • Bakteriologjia
  • Hormoneve
  • Paneleve alergjike
  • Intolerancës ushqimore
  • Toksikologji/Droga
  • Farmakologjisë
  • Fertilitetit
  • Markuesit e tumorit
  • Vitaminat
  • Markuesit hepatik
  • Onkologjia
  • Serologjia
  • Biologji Molekulare
  • HPV
  • Mikrobiologjia
  • Anatomia patologjike

Ne synojmë të krijojmë marrëdhënie të shëndetshme dhe afatgjatë midis pacientëve tanë dhe mjekëve të tyre. Qëllimi ynë kryesor është të garantojmë shërbime patologjike të cilësisë më të lartë. Laboratori ynë ofron një gamë të gjërë të testeve hematologjike, imunologjike, bakteriologjike, biokimike, hormonale etj. Ne jemi të përkushtuar për të siguruar shërbime të shpejta dhe të sakta diagnostikuese për të gjithë pacientët tanë. Ne e kuptojmë rëndësinë e kohës kur bëhet fjalë për trajtime të suksesshme mjekësore. Kjo është arsyeja pse i japim prioritet efikasitetit, kohës së shpejtë të kthimit, suportit të vazhdueshëm dhe dërgimit të raporteve të personalizuara. Asnjë pacient nuk është i njëjtë, prandaj, stafi ynë i specializuar i laboratorit sigurohet që gjithmonë të krijojë raporte të përshtatura për gjendjen, nevojat dhe specifikimet e vecanta të pacientëve tanë.

Klinika jonë mjekësore në Sukth punon në bashkëpunim me stafin tonë të kualifikuar dhe me përvojë të cilët janë trajnuar jashtë vendit. Ekipi ynë i specialistëve i nënshtrohet trajnimeve të vazhdueshme në disa nga institucionet më prestigjioze në Evropë, duke bërë të mundur që teknikat dhe metodat tona diagnostike të jenë gjithmonë të përditësuara. Pajisjet tona të avancuara diagnostikuese janë të certifikuara në përputhje të plotë me protokollet e sigurisë shqiptare dhe evropiane.

Sistemi ynë i informacionit laboratorik na lejon të ruajmë, organizojmë dhe dokumentojmë të dhënat e pacientëve tanë me efikasitetin maksimal. Kjo na lejon të rrisim ndjeshëm performancën e punës sonë laboratorike. Të gjitha rezultatet e testeve tuaja ruhen automatikisht në sistemin tonë informatik në internet. Në këtë mënyrë, në rastet kur është e nevojshme ne mund të marrim të dhënat tuaja në kohë të shpejtë. Laboratori ynë në Sukth ofron rezultate dhe analiza preçize për pacientët e të gjitha moshave, pavarësisht gjendjes së tyre.

Pse duhet të bëni analiza mjekësore?

Analizat mjekësore janë pjesa kryesore e çdo diagnoze. Doktori juaj i familjes do t’ju udhëzojë të bëni analiza specifike në varësi të problemit tuaj. Për të pasur një pamje të qartë të shëndetit tuaj, do t’ju duhet një raport i plotë i detajuar i sëmundjes me të cilën po përballeni. Specialistët tanë të laboratorit do të studijojnë simptomat tuaja dhe do të kërkojnë rekomandimet e mjekut të përgjithshëm përpara se të vazhdojnë me analizat e nevojshme. Me ndihmën e diagnozës, mjeku mund të përcaktojë me sukses shkakun e sëmundjes tuaj dhe vetëm atëherë ai do të jetë në gjendje të krijojë një plan trajtimi të përshtatshëm për ju.

Përse duhet të zgjidhni Klinikën Mjekësore Kristi?

Klinika Kristi është një klinikë mjekësore në Sukth e cila garanton shërbim të specializuar për të gjitha llojet e problematikave shëndetësore. Pajisjet diagnostikuese më moderne, laborator mjekësor të certifikuar dhe një farmaci e pajisur me medikamente të testuara dhe aprovuara sipas protokolleve europiane.

Konsulta fillestare

Diagnoza të sakta

Trajtim i personalizuar

6 Clinics in Albania

Kryeni një vizitë me një mjek të kualifikuar

Na telefononi ose plotësoni formularin tonë për të rezervuar një konsultë të specializuar me një nga profesionistët tanë

Artikujt e fundit nga ne:

Qëndroni të përditësuar

AQFSAFASF

Read Post

Some test

Read Post

Some test

Read Post
Shfleto të gjitha postimet
sqAlbanian