Rreth nesh
Klinika Dentare Kristi në Tiranë| Një klinikë dentare gjithëpërfshirëse
Klinika jonë moderne dentare në Tiranë është krijuar në vitin 2023 dhe kemi sjellë inovacion në teknologji dhe cilësi përsa i përket fushës së stomatologjisë. Jemi një nga klinikat më të besuara për Turizëm Dentar si pasoje e eksperiencës tonë në fushën e implantologjisë së avancuar. Shërbimet tona përfshijnë të gjitha aspektet e trajtimeve dentare restauruese dhe kozmetike, me synimin e përgjithshëm për t’u kujdesur për shëndetin tuaj oral. Ne përdorim ekspertizën dhe teknologjinë më të fundit dentare për t’u siguruar që ju të merrni standardet më të larta të kujdesit dentar të disponueshme sot në Tiranë, Shqipëri.
Ne punojmë për shëndetin dhe mirëqenien tuaj
Dua të rezervoj një vizitëZgjedhje Moderne: Eksploroni Teknologjitë Që Ne Ofrojmë
Mjedis Modern
Salla bashkëkohore dhe teknologjitë më e fundit diagnostikuese
Klinike Dentare Kirsti në Tiranë është pjesë e një grupi të madh mjekësor, shpërndarë në të gjithë Shqipërinë. Ne disponojmë aparaturat më të fundit diagnostikuese dhe klinika jonë është përshtatur në mënyrën më të mirë për ti shërbyer pacientëve me efikasitet, higjenë dhe cilësi maksimale.
Stafi i klinikës ofron një mikpritje për çdo pacient, pavarësisht problematikës. Ne flasim gjithashtu Italisht dhe Anglisht, për t’ju ofruar një kujdes maksimal edhe pacientëve që na besojnë për turizëm dentar.
Shërbimet Dentare
Shërbime dentare të cilësisë më të lartë me çmimet më të ulëta!
Jemi një nga klinikat e vetme në Tiranë e cila mundëson trajtime të përballueshme financiarisht për pacientet e huaj por edhe për pacientët Shqiptarë. Pacientët që na zgjedhin kërkojnë gjithmonë kujdes të shkëlqyer dhe gjithëpërfshirës, gjë e cila premtohet prej nesh në çdo rast.
Klinika Dentare Kristi, Tiranë
Plotësoni formularin dhe rezervimi përfundon menjëherë
4.9 star
VLERËSUAR NGA PACIENTËT
Postimet tona në Instagram
[instagram_feed]
Shfletoni rrjetin tonë social!
Pyetjet e bëra më shpesh
Turizmi dentar është praktika e udhëtimit për të marrë trajtime dentare jashtë vendit tënd të origjinës. Zgjedhja e Tiranës për trajtimet dentare është e favorshme për shkak të kostove më të ulëta, cilësisë së lartë të kujdesit dhe atraksioneve të shumta turistike që ofron qyteti.
Klinika jonë dentare ofron një gamë të gjerë të shërbimeve dentare, duke përfshirë procedurat e implantologjisë, ortodoncinë, dhe trajtimet restaurative. Ne kemi një ekip të kualifikuar me përvojë të gjatë në trajtimet edhe nga më të komplikuara.
Dentistët tanë kanë përvojë të pasur në fushën e implantologjisë, duke përfshirë trajtimet komplekse të implantit dental. Ata janë kualifikuar dhe përdorin teknologjinë më të fundit për të siguruar kujdesin më të mirë të mundshëm.
Ne ofrojmë një gamë të gjerë të implantave dentare, përfshirë ato nga materiale të ndryshme, marka të njohura, dhe mundësi të personalizuara për përputhjen më të mirë me nevojat e pacientit.
Koha e procedurës së implantit dental varet nga shumë faktorë, por zakonisht përfshin operacionin, një periudhë shëruese, dhe vendosjen e restaurimit përfundimtar. Koha e përgjithshme mund të jetë disa muaj.
Kostot e trajtimeve dentare në Tiranë janë shpesh më të ulëta krahasuar me vende të tjera, pa kompromis në cilësi. Ky fakt bën që Tiranë të jetë një destinacion i preferuar për pacientët ndërkombëtarë që janë në kërkim të trajtimit dental cilësor dhe të kënaqshëm.