Shërbim Mjekësor Modern

6 Klinika në Shqipëri

300+ Profesionistë të Kualifikuar

Radiologjia | Mjek Radiolog në Sukth

Rezervoni në Telefon Rezervoni në Whatsapp

Klinika Kristi ofron konsulta me një mjek radiolog në Sukth të trajnuar në diagnostikimin e çrregullimeve të ndryshme duke përdorur pajisje imazherie. Klinika jonë mjekësore ofron një shumëllojshmëri të gjerë të procedurave diagnostikuese për të gjithë pacientët që kërkojnë një diagnozë të saktë të gjendjes së tyre. Departamenti ynë i radiologjisë është i pajisur me makineritë dhe teknologjitë më të fundit imazherike. Ne garantojmë nivelin më të lartë të kujdesit shëndetësor në përputhje të plotë me protokollet ndërkombëtare.

  • Ekografia
  • Eko dopler
  • Ekzaminimi DEXA
  • Procedura imazherike të tjera

Rezervo një konsultë me një mjek radiolog në Sukth

Rezervo një konsultë +355 69 228 4275
Vlerësimet në Google

4.9 stars | 152 reviews

Përse duhet të vizitoni një mjek radiolog në Klinikën Kristi?

Një klinikë mjekësore moderne që garanton:

Prioritet për pacientin

Shërbim mjekësor të menjëhershëm, pa pritje në rradhë!

Eksprertizë mjekësore

Kujdes të personalizuar nga mjekë të kualifikuar dhe profesionistë.

Konfidencialitet

Trajtim i çdo pacienti me integritet dhe ruajtje e plotë e konfidencialitetit të tyre.

Çmime konkurruese

Tarifa të përballueshme dhe transparente për çdo shërbim.

Fusha e Radiologjisë

Ekipi ynë i përkushtuar i profesionistëve mjekësorë ofron një sërë procedurash të specializuara imazherike të përshtatura për diagnozën e saktë të një spektri të gjerë sëmundjesh dhe çrregullimesh mjekësore. Mjekët tanë përdorin një gamë të gjerë pajisjesh imazherike moderne, përfshirë këtu:

  • Imazhe me rezonancë magnetike (MRI)
  • Tomografia e kompjuterizuar (CT)
  • Rrezet X
  • Tomografia e emetimit të pozitronit (PET)
  • Ultratinguj
  • Fluoroskopia
  • Mamografia

Departamenti ynë i radiologjisë ofron shërbime të kujdesit shëndetësor të fokusuar në dy fusha kryesore:

  • Radiologji diagnostike
  • Radiologji intervenuese
Radiologji - Mjek radiolog ne Sukth.

Shërbimet e Radiologjisë

Radiologji diagnostike

Klinika jonë mjekësore në Sukth garanton disa nga procedurat më të avancuara diagnostikuese për vlerësimin e duhur të gjendjes së orageneve të brendshme të pacientëve tanë. Radiologët tanë ekspertë janë shumë të kualifikuar në interpretimin e duhur të imazheve të marra nga këto procedura diagnostikuese. Nëpërmjet këtyre ekzaminimeve mjekët tanë mund të:

  • Mundësojnë një diagnozë të saktë për një sërë çrregullimesh.
  • Monitorojnë efektivitetin dhe ecurinë e trajtimeve mjekësore.
  • Ekzaminonjnë pacientin për një sërë çrregullimesh, duke përfshirë këtu kancerin e gjirit, sëmundjet e zemrës, kancerin e zorrës së trashë, etj.

Radiologjia intervenuese

Radiologët tanë në Sukth punojnë në bashkëpunim me ekipet e tjera të kujdesit shëndetësor kur bëhet fjalë për realizimin me sukses të ndërhyrjeve të caktuara. Nëpërmjet disa metodave imazherike si ultratinguj, skanime CT dhe imazhe me rezonancë magnetike, radiologët tanë janë në gjendje të udhëzojnë kirurgët gjatë ndërhyrjeve të tyre. Kjo lejon që procedura kirurgjikale të jetë më pak invazive dhe është veçanërisht e dobishme në rastin e operacioneve laparoskopike.

Teknikat intervenuese të radiologjisë mund të jenë jashtëzakonisht të dobishme në trajtimin e disa çrregullimeve, duke përfshirë:

  • Dhimbjen e shpinës.
  • Problemet me mëlçinë dhe veshkat.
  • Bllokimet në arteriet ose venat tuaja.
  • Fibroidet e mitrës.
  • Kanceret apo tumoret.

Radiologët tanë janë të përkushtuar për të ofruar kujdesin më të mirë të mundshëm për çdo pacient që ka nevojë për ndihmën e tyre. Nëse vendosni të rezervoni një takim me radiologun tonë në Sukth, ai do të:

  • Bëj një vlerësim gjithëpërfshirës të historisë suaj mjekësore për të siguruar një ekzaminim imazherie plotësisht të sigurt.
  • Interpretim të detajuar të rezultateve të ekzaminimit imazherik.
  • Krahasim të rezultateteve dhe testeve të tjera të imazherisë mjekësore.
  • Konsultim të plotë me doktorin e familjes përpara kryerjes së ekzaminimit imazherik, në mënyrë që të sigurohen që testi i përzgjedhur është më i përshtatshmi për rastin tuaj.
  • Raporte të detajuara mbi rezultatet tuaja të imazheve dhe diagnozën përfundimtare.
  • Rekomandimet e duhura në rast se ka nevojë për ekzaminime shtesë.

Ne e kuptojmë se ekzaminimi imazherik mund të jetë stresues për shumë pacient por duhet të dini se radiologët tanë janë jashtëzakonisht të aftë në kryerjen dhe interpretimin e saktë të këtyre testeve. Ata do të garantojnë sigurinë dhe mirëqenien tuaj gjatë gjithë procesit. Në fund të çdo testi imazherie, ne do t’ju ofrojmë një raport gjithëpërfshirës mbi gjendjen tuaj, në mënyrë që të mund të përcaktojmë trajtimin më të përshtatshëm për ju. Nëse keni ndonjë pyetje ose shqetësim në lidhje me rezultatet tuaja, specialistët tanë janë gjithmonë këtu për t’ju ndihmuar.

Përse duhet të zgjidhni Klinikën Mjekësore Kristi?

Klinika Kristi është një klinikë mjekësore në Sukth e cila garanton shërbim të specializuar për të gjitha llojet e problematikave shëndetësore. Pajisjet diagnostikuese më moderne, laborator mjekësor të certifikuar dhe një farmaci e pajisur me medikamente të testuara dhe aprovuara sipas protokolleve europiane.

Konsulta fillestare

Diagnoza të sakta

Trajtim i personalizuar

6 Clinics in Albania

Kryeni një vizitë me një mjek të kualifikuar

Na telefononi ose plotësoni formularin tonë për të rezervuar një konsultë të specializuar me një nga profesionistët tanë

Artikujt e fundit nga ne:

Qëndroni të përditësuar

AQFSAFASF

Read Post

Some test

Read Post

Some test

Read Post
Shfleto të gjitha postimet
sqAlbanian