Shërbim Mjekësor Modern

6 Klinika në Shqipëri

300+ Profesionistë të Kualifikuar

Urologji | Mjek Urolog në Sukth

Klinika Kristi ofron mjek urolog në Sukth të specializuar në diagnostikimin dhe trajtimin e një sërë problemesh të lidhura me traktin urinar, duke u kujdesur për individ të të gjitha moshave, përfshirë burra, gra dhe fëmijë. Profesionistët tanë merren gjithashtu edhe me çrregullimet që ndikojnë në sistemin riprodhues. Në klinikën tonë mjekësore do të gjeni një gamë të gjerë procedurash diagnostikuese dhe plane trajtimi të personalizuara për të gjithë pacientët që kanë probleme me sistemin e tyre gjenitourinar.

  • Konsulencë e specializuar me mjekun tonë urolog
  • Ekografia e traktit urinar
  • Skanimet CT
  • Onkologjia urologjike
  • Analizat e urinës, analizat e gjakut dhe më shumë
  • Trajtime të personalizuara

Rezervo një konsultë me një mjek urolog në Sukth

Rezervo një konsultë +355 69 228 4275
Vlerësimet në Google

4.9 stars | 152 reviews

Përse duhet të vizitoni një mjek urolog në Klinikën Kristi?

Një klinikë mjekësore moderne që garanton:

Prioritet për pacientin

Shërbim mjekësor të menjëhershëm, pa pritje në rradhë!

Eksprertizë mjekësore

Kujdes të personalizuar nga mjekë të kualifikuar dhe profesionistë.

Konfidencialitet

Trajtim i çdo pacienti me integritet dhe ruajtje e plotë e konfidencialitetit të tyre.

Çmime konkurruese

Tarifa të përballueshme dhe transparente për çdo shërbim.

Fusha e Urologjisë

Departamenti ynë i urologjisë është i pajisur me makineritë më të fundit mjekësore për të siguruar diagnozën dhe trajtimin e duhur për një sërë sëmundjesh që ndikojnë në sistemin urinar. Sistemi urinar është përgjegjës për mbajtjen e trupit të pastër dhe filtrimin e të gjitha toksinave dhe mbetjeve. Pjesët e traktit urinar përfshijnë:

  • Fshikzën
  • Veshkat
  • Uretri
  • Uretrën

Për më tepër, mjekët tanë urolog janë ekspertë në diagnostikimin dhe trajtimin e çrregullimeve që përfshijnë gjëndrat mbiveshkore (të vendosura sipër veshkave) dhe sistemin riprodhues. Mos harroni se sistemi riprodhues është i lidhur ngushtë me funksionimin e sistemit urinar. Nëse vëreni se po hasni probleme me ndonjë nga pjesët e lartëpërmendura, sigurohuni që të rezervoni një konsultë me mjekun tonë urologun në Sukth. Ai do të jetë në gjendje të identifikojë me saktësi problemin, shkakun e tij dhe trajtimin më të mirë të mundshëm.

Urologji - Mjek Urolog ne Sukth.

Trajtimet e Urologjisë

Klinika Kristi ofron mjek urolog të specializuar në Sukth për trajtimin e problemeve të ndryshme nga ato më të zakonshme deri tek ato më komplekse që prekin burrat, gratë dhe fëmijët. Disa nga çrregullimet që mjekët tanë mund të trajtojnë përfshijnë:

  • Kancerin e fshikëzës, veshkave dhe prostatës
  • Gurët në veshka
  • Prostata e zmadhuar (hiperplazia beninje e prostatës)
  • Cistitin intersticial ose Sindromën e dhimbjes së fshikëzës urinare
  • Paaftësia për të kontrolluar urinimin
  • Hematuria (prania e gjakut në urinë)
  • Disfunksioni erektil (ED)
  • Infeksionet e traktit urinar
  • Probleme të lindura të traktit urinar 
  • Prolapsi i organit pelvik

Shërbimet e Urologjisë

Mjekët tanë urolog në Sukth janë të aftë në diagnostikimin dhe trajtimin e një sërë çrregullimesh duke  ofruar shërbime të dedikuara për probleme të ndryshme urologjike, duke përfshirë:

  • Onkologjinë urologjike
  • Transplantimin e veshkave
  • Trajtim për problemet seksuale
  • Urologjinë pediatrike
  • Sterilitetin mashkullor
  • Kirurgjinë laparoskopike dhe endoskopike

Ekzaminimi Urologjik

Nëse vendosni të rezervoni një vizitë me mjekun tonë urolog në Sukth, fillimisht ai do të bëjë një konsultë të plotë me ju dhe do të diskutojë simptomat, historinë mjekësore si dhe çdo medikament që mund të jeni duke marrë për momentin. Për të diagnostikuar siç duhet gjendjen tuaj dhe për të gjetur trajtimin e duhur për rastin tuaj specifik, urologu ynë do të kryejë një ose më shumë nga ekzaminimet e mëposhtme:

Ekzaminim fizik

Mjeku ynë urolog do të kryejë një ekzaminim fizik gjithëpërfshirës për të vlerësuar gjendjen tuaj të përgjithshme. Këto ekzaminime fizike janë të ndryshme për burrat dhe gratë. Gjithashtu ai do të kryejë një ekzaminim pelvik për pacientët femra dhe një ekzaminim rektal për pacientët meshkuj në varësi të problemeve dhe nevojave të tyre.

Teste specifike laboratorike

Në varësi të gjëndjes tuaj, mjeku ynë urolog mund t’ju udhëzojë të bëni teste të tjera laboratorike më specifike si analizat e urinës, analizat e gjakut, etj. dhe gjatë konsultës tuaj të parë ai do t’ju udhëzojë si të përgatiteni për marrjen e tyre.

Testet imazherike

Nëse është e nevojshme, mjeku ynë urolog do të duhet të kryej disa teste imazherike, duke përfshirë ekografinë ose skanimin e CT. Këto ekzaminime do t’i lejojnë atij të ketë një pamje të qartë të gjendjes së traktit tuaj urinar dhe organeve riprodhuese.

Kur duhet të shkoni tek mjeku urolog?

Ne ju rekomandojmë që të rezervoni një konsultë me mjekun tonë urologu në Sukth nëse po përjetoni një ose më shumë nga simptomat e mëposhtme:

  • Probleme gjatë urinimit. Këto çështje mund të përfshijnë probleme me rrjedhjen e urinës, dhimbje gjatë urinimit, urinë të turbullt ose të përgjakshme, etj.
  • Ndryshimet në frekuencën e urinimit. Ju mund të ndjeni një ndjesi të vazhdueshme sikur keni nevojë të urinoni ose mund të filloni të urinoni shumë shpesh.
  • Probleme me arritjen e ereksionit.
  • Çështjet e infertilitetit.
  • Dhimbje pelvike.
  • Ndjenja e rëndimit në vaginë ose ndjenja e rëndesës.
  • Pamundësia për të kontrolluar urinimin gjatë natës, kur teshtitni, qeshni ose bëni ushtrime.

Nëse keni ndonjë nga simptomat e lartëpërmendura ose dyshoni se keni ndonjë problem specifik, mjeku ynw urolog do të kryejë ekzaminimet dhe analizat e nevojshme për të gjetur diagnozën e saktë. Duhet të dini se shumica e këtyrë çrregullimeve janë shumë të zakonshme dhe me trajtimin e duhur mund të kalohen me sukses.

Përse duhet të zgjidhni Klinikën Mjekësore Kristi?

Klinika Kristi është një klinikë mjekësore në Sukth e cila garanton shërbim të specializuar për të gjitha llojet e problematikave shëndetësore. Pajisjet diagnostikuese më moderne, laborator mjekësor të certifikuar dhe një farmaci e pajisur me medikamente të testuara dhe aprovuara sipas protokolleve europiane.

Konsulta fillestare

Diagnoza të sakta

Trajtim i personalizuar

6 Clinics in Albania

Kryeni një vizitë me një mjek të kualifikuar

Na telefononi ose plotësoni formularin tonë për të rezervuar një konsultë të specializuar me një nga profesionistët tanë

Artikujt e fundit nga ne:

Qëndroni të përditësuar

AQFSAFASF

Read Post

Some test

Read Post

Some test

Read Post
Shfleto të gjitha postimet
sqAlbanian